Një 33-vjeçar me origjinë nga Kosova, dyshohet se ka therur me thikë bashkëshorten e tij, 31-vjeçare, duke i shkaktuar plagë të rënda trupore.
Sipas mediave gjermane, viktima ka marrë pesë goditje me thikë.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në prezencën e djalit të tyre 7-vjeçar.
Gazeta gjermane Bild shkruan se çifti ishin të martuar prej disa vitesh dhe kishin dy fëmijë, një vajzë 4-vjeçare dhe djalin.
I dyshuari pas krimit është ndaluar pranë viktimës së lënduar rëndë dhe ka kryer një telefonatë. Një dëshmitar e ka fotografuar atë.
Sipas Bild, çifti kanë qenë të martuar për disa vite, ndërsa raporti mes tyre ka qenë i tensionuar për vite, dhe thuhet të kenë pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme.
Bashkëshorti nuk ishte lejuar të kontaktonte bashkëshorten e tij pas një vendimi gjykate.
Ai nuk ishte lejuar as t’i afrohet apartamentit më afër se 100 metra. Këtë vendim, ai e kishte shkelur katër herë.
Vendimi ka qenë në fuqi deri më 19 korrik, 2024./kp/


