Lajme

Kreu i PDK-së: Ndalja e pagave është e padrejtë dhe pamoralshme

09/14/2022 20:56
nga:Astrit Gashi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasiqi tha se Sindikatat në Kosovë kryeministri Albin Kurti, dikur i ka pasur partnerë.

“Tani thotë se këto sindikata nuk janë mirë”.

Ai tha se ndalja e pagës nuk është e drejtë sepse në njërën anë, ata kanë të drejtë të hyjnë në grevë e në anën tjetër ia ndalë pagat.

“Kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Kosovës”, u shpreh Krasniqi. “Kemi pasur greva edhe ne kur ishim në pushtet, po nga këta njerëz. Ndoshta nuk kemi mundur të plotësojmë kërkesat në tërësi, por kemi dialoguar”.

Kreu i PDK-së tha se nuk është e ligjshme ndalja e pagave ose ulja e pagave në këtë kohë krize. “Kjo është e pamoralshme dhe e padrejtë”. Ai u shpreh se aktet nënligjore nuk janë të sqaruara sa i përket grevave të tilla.

“Por përtej ligjit, këto veprime janë të padrejta”. Ai thotë se organizimi sindikal, funksionon brenda një demokracie.

Krasniqi deklaroi se nëse konstatimi i kryetarit të Akademisë së Shkencave të Kosovës, Mehmet Kraja, se grevat po shtyhen nga opozita për ta rrëzuar qeverinë, janë totalisht të papranueshme. “Pse, a mbajtën apo organizuam ndonjë protestë apo diçka të tillë? Kjo është totalisht gabim”, tha kreu i PDK-së.