Lajme

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi vizitoi ish-krerët e UÇK-së në Hagë

11/26/2022 18:44
nga:Astrit Gashi

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga Sekretari i PDK-së për Integrime Euro-Atlantike, Bekim Çollaku dhe nga deputeti, Bernard Nikaj, kanë vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Krasniqi, me anë të një postimi në Facebook.

“Pak ditë para 28 Nëntorit, i vizituam çlirimtarët në Hagë. Si përherë, ata reflektonin krenari për të kaluarën e besim për të ardhmen.

I uruam për festat kombëtare, me urimin që përvjetorët e ardhshëm t’i festojmë prapë së bashku, në atdheun tonë, krahëhapur e me zemrat plot”, ka shkruar Krasniqi.