Lajme

Kreu i LDK-së mbledh kryesinë

04/19/2021 12:54
nga:Q R

Lidhja Demokratike e Kosovës sot pasdite do të mbajë mbledhje të kryesisë.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të mbledh kryesinë e partisë për t’i informuar mbi procesin e themelimit të institucioneve, si dhe procesin e zgjedhjes së Presidentes.

Siç mëson Telegrafi mbledhja do të mbahet në orën 16:30, kurse në rend dite do të jetë edhe organizimi i brendshëm i LDK-së.

LDK do të diskutojë edhe rreth organizimit të qendrës dhe strukturës së re organizative e po ashtu për procesin e regjistrimit të anëtarësisë.

Daçiq: Po të ishte Ashton, do t’ia impononte Kosovës krijimin e Asociacionit