Sporti

Kreshnik Krasniqi po shkëlqen në Norvegji, klubi i beson shumë futbollistit kosovar

08/28/2023 10:19
nga:Lorik J

Kreshnik Krasniqi, futbollisti kosovar po shkëlqen në Norvegji tek ekipi i njohur, Stromsgodset. 

Pas një dëmtimi që kishte, Krasniqi u rikthye në formë të mirë dhe tashmë po tregon cilësitë e tij nga ndeshja në ndeshje, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai ka qenë i preferuari i trajnerit, teksa ka luajtur 10 ndeshje nga muaji maj. Në ndeshjen e fundit të Stromsgodset (miqësore) ndaj Lillestrom, Krasniqi ishte edhe kapiten i ekipit të tij.

Ai u angazhua jashtëzakonisht shumë në ndeshje, ku edhe vrapoi rreth 13 kilometra.

Krasniqi tashmë është lojtari që klubi po e mendon transferimin e tij, sepse kjo është edhe politika e klubit në zhvillimin e lojtarëve. Në muajt e fundit, klubi largoi Guliksen ne Bodo per 2.3 milionë euro edhe Brunes ne OH Leuven për 2.6 milionë euro.

Ja pamjet nga disa prej aksioneve të Krasniqit: