Sporti

Kreshnik Krasniqi mund të largohet në janar nga Stromgodset, dy top klube holandeze interesohen për të – ka pëlqim edhe nga Turqia

12/11/2023 19:16
nga:L J

Kreshnik Krasniqi, futbollisti kosovar mund të largohet nga ekipi i njohur norvegjez, Stromsgodset. 

Krasniqi i cili luan në këtë skuadër nga viti 2018, mund të largohet nga Norvegjia në afatin kalimtar të janarit.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se Krasniqi dhe Stromgodset nuk janë afër rinovimit të kontratës dhe se lojtari mund të largohet në janar, pasi në drejtim të tij ka disa oferta joshëse nga klube të mëdha.

Dy skuadrat holandeze, AZ Alkmaar dhe FC Utrecht kanë shprehur interesim për të, megjithëse ende nuk ka diçka konkrete, klubet kanë pëlqyer lojtarin dhe se do tentojnë transferimin e tij në janar.

Poashtu interesim për futbollistin ka edhe nga Superliga e Turqisë.

Kujtojmë se Krasniqi në të kaluarën ka qenë pjesë e Norvegjisë U16, teksa më pas vendosi të përfaqësojë Kosovën U19 dhe U21, teksa ende po pret për ftesë nga kombëtarja A.

/GazetaBlic Sport