Sporti

Krenaria e Kosovës, Distria Krasniqi siguron medaljen e argjendtë, kërkon të artën në Tbilisi

03/24/2023 11:34
nga:Mergim Rreci

Distria Krasniqi e ka siguruar kalimin në finalen e madhe të Grand Slamit të Tbilisit.

Super xhudistja kosovare triumfoi ndaj xhudistes gjermane, Mascha Ballhaus, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte kjo një tjetër luftë fantastike nga Krasniqi, duke siguruar medaljen e argjendtë dhe në kërkim të asaj të artë.

GazetaBlic Sport do të ju mbajë të informuar për rrjedhën e kësaj finale.