Lajme

Krasniqi viziton Zveçanin dhe Zubin Potokun

11/15/2022 14:14
nga:N M

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi gjatë ditës së sotme ka shkuar në Veri, saktësisht në Zveçan dhe Zubin Potok.

Bashkë me nënkryetarin e Komunës së Zveçanit, Florim Kelmendi vizituan zyrën e gjendjes civile, kurse në Zubin Potok shkuan në shkollën në fshatin Çabër.

“Me nënkryetarin e Komunës së Zveçanit, Florim Kelmendi, vizituam zyrën e gjendjes civile dhe u njoftuam nga afër për procesin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët.

“Me zëvendëskryesuesin e Komunës së Zubin Potokut, Vedat Mehmeti vizituam shkollën në fshatin Çabër”, ka shkruar Krasniqi.