Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka ftuar qytetarët të votojnë, duke bërë thirrje që të japin shembull të mirë të maturisë demokratike.
“Ditë e mirë për komunat tona dhe për Kosovën. Një ditë që shënon përmbylljen me dinjitet të një procesi zgjedhor të rëndësishëm për demokracinë tonë lokale e nacionale.
Sot, qytetarët e Kosovës le të japin edhe njëherë shembullin më të mirë të maturisë demokratike, duke e ushtruar të drejtën e tyre për të zgjedhur me përgjegjësi, me shpresë dhe me besim në të ardhmen”, ka shkruar Krasniqi.
“Ky është momenti kur i japim vendit tonë drejtim të qartë, komunave tona stabilitet dhe shoqërisë sonë shpresë për katër vitet e ardhshme. Dilni edhe votoni!”, shtoi tutje ai.


