Lajme

Krasniqi takon Lladrovcin: Po përmirëson cilësinë e jetesës për secilin qytetar të Drenasit

11/01/2022 17:53
nga:Genita C

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, raporton GazetaBlic.

Krasniqi përmes një shkrimi në “Facebook”, thotë se Lladrovci po përmirëson cilësinë e jetesës për secilin qytetar të Drenasit.

“Përmes përkushtimit dhe qeverisjes së mirë, Ramiz Lladrovci po përmirëson cilësinë e jetesës për secilin qytetar të Drenasit. Puna e tij tashmë është vlerësuar edhe nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare disa herë, për çka, si PDK, jemi krenarë!”, shkruan Krasniqi.