Lajme

Krasniqi takon kandidatët e PDK-së për zgjedhjet në Veri, kërkon nga Qeveria dhe organet e sigurisë angazhim për proces të rregullt zgjedhor

04/19/2023 15:09
nga:N M

Kryetar i partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka takuar gjatë ditës kandidatët për kryetar të komunave veriore të Kosovës, zgjedhje këto që do të mbahen me 23 prill, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, në këtë takim është diskutuar për përgatitjet në lidhje me këtë proces që do të mbahet të dielën, më 23 prill, dhe për gatishmërinë e kandidatëve të PDK-së për të marrë përgjegjësi udhëheqëse dhe për të qeverisur për të gjithë qytetarët, pa dallim, përkundër sfidave për shkak të tensioneve në këtë pjesë të vendit. Ata janë të vendosur që ta kryejnë punën e tyre me përkushtim të paepur dhe për këtë e kanë mbështetjen e plotë timen dhe të PDK-së.

“Pata kënaqësinë të takoj kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetarë të komunave në veri të vendit për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale – Taulant Kelmendin, kandidat për Mitrovicën e Veriut, Albulena Behluli-Hetemin, kandidate për Leposaviq, Izmir Zeqirin, kandidat për Zubin Potok dhe Ilir Pecin, kandidat për Zveçan’, ka shkruar ai.

Krasniqi ka thënë se procesi i votimit do të organizohet kryesisht nëpër qendra alternative të votimit, ka ftuar të gjithë qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës për një të ardhme më të mirë për vete dhe familjet e tyre.

“Po ashtu, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet përkatëse të sigurisë, angazhim maksimal për mbarëvajtjen e rregullt të procesit zgjedhor’, ka shkuar Krasniqi

Abelard Tahiri pas dështimit të seancës së Kuvendit: Vendi udhëhiqet nga një mazhorancë shumë e papërgjegjshme, jemi në kaos parlamentar