Lajme

Krasniqi: Qytetarët kanë të drejtë t’a dinë se çfarë fshihet në Draftin e Asociacionit!

11/04/2023 18:42
nga:Y I

Gjatë seancës së djeshme plenare, kryeministri i vendit Albin Kurti, nuk e bëri publik Draftin e Asociacionit për të cilin u dakoordua ta nënshkruante në Bruksel.

Kurti deklaroi se diçka e tillë i shte kërkuar nga emisarët.

Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic”, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi.

Krasniqi tha se është shqetësues fakti që ende nuk është prezantuar Drafti dhe se kjo përbën jotransparencë në qeverisje.

Ajo tutje tha se qytetarët e kanë të drejtën ta dinë se çfarë fshihet në Draftin e këtij Asociacioni.

“Është shqetësues fakti se ende nuk është prezantuar drafti i Asociacionit për të cilin është dakorduar tashmë Kurti dhe kjo në radhë të parë përbën mungesë të transparencës në qeverisje, për çka partia në pushtet sa ishte në opozitë kritikonte në vazhdimësi qeveritë tjera.

“Mungesa e transparencës dhe informacionit të mjaftueshëm në lidhje me çështjet që kanë ndikim thelbësor në jetën e qytetarëve është një problem i madh. Kjo bën që ata të ndihen të pakënaqur dhe të pasigurtë në lidhje me proceset vendimmarrëse. Populli e ka të drejtën të di se çka fshihet në draftin e këtij Asociacioni” deklaroi Krasniqi për “Gazeta Blic”.


Rrezarta Krasniqi, LDK

Kryeministri Kurti deklaroi gjatë seancës së djeshme plenare se, Draftin e Asociacionit, e ka ndarë me presidenten e vendit ndërsa me qytetarët i është kërkuar të mos bëhet ende publik.

“Unë e kuptoj kërkesën e juaj që ta shihni draftin. Kryeministër kallzonani draftin. Emisarët evropianë më thanë mos me e tregu draftin. Tash a me koordinim a pa koordinim, qysh po doni, se jam në hall me juve. Ata më thanë atë draft mos ja kallzoni qytetarëve, unë e kom nda me presidenten e shtetit. Ata kanë kërku që mos me e publiku draftin. I koordinum jam me ta. Me jau kallzu draftin, i bjen pa koordinim. Veç kallzomni a me koordnim a pa koordinim”, tha Kurti para deputetëve raporton “Gazeta Blic”

/Gazeta Blic/

Kurti, opozitës: Jam në hall me juve, emisarët më thanë mos t’ua tregoj draftin e Asociacionit