Lajme

Krasniqi: Punëtorët duhen të kenë mundësi dhe dinjitet, jo më valixhe për Evropë

05/01/2024 11:19
nga:Sh R

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve i ka kërkuar Qeverisë që të ketë respekt dhe jo denigrim për punëtorët.

Ndër të tjera, Krasniqi ka shkruar se punëtorët sipas tij, duhet të kenë mundësi dhe dinjitet në shtëpi dhe siç tha ai, jo më valixhe për në Evropë.

“Kërkojmë siguri, barazi, mundësi dhe dinjitet në shtëpi – jo më valigje për Evropë. Punëtorëve të zellshëm të vendit tonë, atyre që përkundër sfidave dhe vështirësive vazhdojnë të mbajnë gjallë pulsin e zhvillimit të Republikës, urime 1 Majin”, shkroi Krasniqi.

Postimi i plotë: