Lajme

Krasniqi për projektet në Pejë: Mundësi për fuqizimin e turizmit

12/23/2022 16:34
nga:Astrit Gashi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook njoftoi se në Komunën e Pejës, nga programi për performancë komunale kanë financuar disa projekte, ndër tjerash që janë edhe projekti për ndërtimin e urës për këmbësorë në lagjen Puhovc dhe projektin për rregullimin e hapësirës dhe vendosjes së urës së re te Sharra.

Ai postoi edhe disa fotografi të projekteve të përfunduara, duke shkruar se përmes tyre ofrohet mundësi për fuqizimin e turizmit, bashkimin e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik lokal.

“Projekte të tilla janë prioriteti ynë duke pas gjithmonë për qëllim të krijojmë kushte më të mira për qytetarët”, shkroi ministri Krasniqi.