Lajme

Krasniqi për masakrat e 99-tës: Sot 25 vjet pas, asnjë nga kriminelët serb nuk ka dalë para drejtësisë

05/02/2024 11:53
nga:Sh R

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shkruar për masakrat e 2 majit të vitit 1999 në Kosovë.

“Më 2 maj 1999, forcat kriminale serbe kryen një ndër masakrat më të përgjakshme në Kosovë – duke ekzekutuar në mënyrat më çnjerëzore 116 civilë të pafajshëm, burra, gra, djem dhe vajza, në Studime të Vushtrrisë,” ka shkruar Krasniqi.

E përgjegjësi për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, sipas Krasniqit nuk kanë marë ende serbët.

“Përkundër kësaj, edhe sot, 25 vjet pas, asnjë nga kriminelët serbë, ekzekutor apo urdhërdhënës, nuk ka dalë para drejtësisë vendore apo ndërkombëtare për të dhënë përgjegjësi për këtë krim të kryer,” ka shkruar Krasniqi.