Lajme

Krasniqi për Lojërat Mesdhetare: Urime të gjithëve, mirëardhshi në Kosovë!

09/08/2023 20:10
nga:Y I

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pasi Prishtina ka fituar të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Krasniqi ka përgëzuar për këtë arritje Komitetin Olimpik të Kosovës, Komunën e Prishtinës dhe Drejtorinë për Sport, si dhe të gjithë ata që janë angazhuar për të arritur këtë sukses raporton Gazeta Blic.

“26 shtete, 19 nga Evropa, 5 nga Afrika dhe 2 nga Azia do të zbarkojnë në Prishtinë për t’i dhënë shkëlqim e frymë sportive Kryeqytetit tonë. Mirëardhshi në Kosovë. Urime të gjithëve’ shkruan Krasniqi.

Postimi i plotë: