Albert Krasniqi nga KDI-ja ka komentuar themelimin e komisionit hetimor parlamentar të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton GazetaBlic.
Sipas tij, ky komision ka për qëllim të shpërqëndrojë vëmendjen nga hetimi i komisionit të opozitës.
Krasniqi thotë se, një hetim i tillë nuk mund të bëhet nga deputetët të cilëve sipas tij iu duhen dy muaj për të themeluar komisionin
POSTIMI I PLOTË:
Komisioni paralel hetimor për energji i mazhorancës, më shumë ka për qëllim të rivalizojë dhe shpërqëndrojë vëmendjen nga hetimi i komisionit të opozitës, sesa të hetojë në vetëvete.
Për gjashtë muaj – aq sa mund të zgjasë mandati i një komisioni hetimor – është e pamundur të kryhen hetime për 15 çështje të ndryshme që kanë ndodhur brenda 16 vitesh. Një hetim kaq kompleks nuk mund ta bëjnë as prokurorët më të shkathët, lëre më deputetët që dy muaj u duhen vetëm për të themeluar komisionin.



