Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të shkojë për vizitë të nivelit të lartë në SHBA dhe Bruksel.
Kështu bëjnë të ditur burime të Gazeta Blic, të cilat konfirmojnë se vizita pritet të nisë në mes të këtij muaji.
Krasniqi do të pritet në takime në Departamentin e Shtetit në SHBA, e po ashtu do të takojë edhe zyrtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Në SHBA ai do të ketë takime edhe në Kongres, ku do të mbajë takime në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve.
Krasniqi do të ketë takime edhe në disa prej instituteve dhe think-tanks kryesore amerikane.
Kreu i PDK-së do të qëndrojë në Bruksel para vizitës në SHBA, për takime në Parlamentin Evropian dhe në Shërbimin për Veprim të Jashtëm Evropian.


