Lajme

Krasniqi-Kurtit: Nuk është një rrethanë në të cilën duhet të keni frikë nga ne, jemi të painformuar për dialogun

02/13/2023 12:46
nga:Genita C

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se kanë parë se “ka pasur lëvizje” në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Krasniqi ia bëri disa pyetje Qeverisë rreth propozimit franko-gjerman në seancën e thirrur nga PDK-ja për të diskutuar rreth dialogut.

“Ne, si qytetarët, jemi të painformuar për këto lëvizje”, tha ai.

“Prandaj, kjo seancë e ftuar nga ne nuk ka karakter të përplasjes e as të akuzës. Ka karakter të kërkesës për informim krejt legjitim se çfarë po ndodh aktualisht në dialog dhe se cili është pozicioni i Qeverisë”, tha ndër tjerash kryetari i PDK-së.

Krasniqi i tha kryeministrit se “kjo nuk është një rrethanë në të cilën duhet të keni frikë nga ne”.