Lajme

Krasniqi kërkon shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës

07/10/2023 12:19
nga:Mergim Rreci

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës ka kërkuar ta bëjnë një mocion dhe ta shpërndajnë Kuvendin e Kosovës.

Ai në fjalimin e tij gjatë mbledhjes së kryesisë ka thënë se “Ky Kuvend i cili në të gjithë mandatin e tij nuk i punojnë as pajisjet realisht nuk duhet ta fillojnë punën. Unë jam duke ju ftuar publikisht që të kuptohemi dhe ta bëjmë një mocion edhe ta shpërndajmë Kuvendin e Kosovës sepse kjo legjislaturë nuk është në gjendje ta kaloj asgjë”.

Gjithashtu ai shtoi se është një bllokim i punës së brendshme e le më të flasim për izolimin e jashtëm që tashmë edhe me sanksione e keni sjellur Kosovën.

“Ju jeni thirrur në 50 për qind, jeni thirrur në shumicë parlamentare, në çka nuk jeni thirrur por nuk jeni në gjendje ligje të kaloni, amendamente, mos të flasim për marrëveshje ndërkombëtare. Është një bllokim i punës së brendshme e mos të flasim për izolimin e jashtëm që tashmë edhe me sanksione e keni sjellur Kosovën”, tha ai. \GazetaBlic\