Sporti

Krasniqi: Jemi munduar t’i tregojmë vlerat tona dhe shpresojmë që të na vlerësojnë për atë që japim në fushë

11/18/2023 23:29
nga:E K

Kosova ka barazuar në udhëtim me Zvicrën në rezultat 1-1.

Dardanët morën një barazim dinjitoz, por që zyrtarisht shuhen gjasat për kualifikim në “Euro 2024“, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes për media foli, Ilir Krasniqi.

Krasniqi tha se ishte shumë i lumtur me golin e realizuar nga bashkëlojtari i tij te Llapi, Muhamet Hyseni.

“Jam gëzuar pak më shumë më golin e Muhametit, pasi është bashkëlojtari im, shpresoj që të shkoj sa më lartë. Jemi munduar t’i tregojmë vlerat tona dhe shpresojmë që të na vlerësojnë për atë që japim në fushë”, tha Krasniqi.

/GazetaBlic Sport/