Deputetja e Kuvendit të Repbulikës së Kosovës nga radhët e LDK-së Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pasi që Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje së bashku me ata të Listës Serbe miratuar në Kuvendin e Kosovës propozimin që shteti t’i ndajë mbi 10 milionë euro për t’ua paguar rrymën serbëve në veri të Kosovës.
Krasniqi, duke shprehur kundërshti ndaj Qeverisë Kurti, ka kahasuar vendimin për zvogëlim të pensioneve me vendimin e sotëm për pagesën e rrymës, raporton GazetaBlic.com
“Kjo fotografi e shpërfaq më së miri fytyrën e vërtetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Kurti.
Sot u bënë bashkë me Listën Serbe për t’i ndarë 11 milionë euro për t’ua paguar rrymën e serbëve në veri të vendit. Pensionistëve ua zvogëluan pensionet, derisa serbve po ua paguajnë rrymën.
Nuk do më shumë koment!”, ka shkruar ajo në Facebook, sipër fotografisë ku shihen deputetët duke votuar pro këtij vendimi.



