Lajme

Krasniqi: Albin Kurti është mashtrues

03/30/2024 16:36
nga:Sh R

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka thënë se është dashur të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme sepse ne nuk kemi kryeministër.

“Ne nuk jemi parti që gjuajmë gaz e që bëjmë protesta të dhunshme që e gjuajmë policinë tonë e më në fund dalim e japim fjalë të mira për ta e mandej dalim e ua heqim pagën e rrezikshmërisë. Jemi mundu që përmes seancave e përmes gjykatës kushtetuese me i kthy ligjet. Përmes komisioneve e debateve me e bo opozitën ashtu siç i ka hije një vendi demokratik”, ka thënë mes tjerash Krasniqi.

Krasniqi ka kritikuar kryeministrin Kurti, duke e quajtur mashtrues, ku thotë se asnjë parim prej që ka ardhur në pushtet deri më tani nuk e ka përfunduar.

“Rrena është oksigjen për kryeministrin, asnjë parim që ka ardh në pushtet deri sot nuk e ka përfundu. Mashtrues është, tokat e Manastirit u dhanë, Asociacioni u bë”, është shprehur ajo.

Postimi i plotë: