Sporti

Koulibaly, synimi kryesor i Barcelonës gjatë kësaj vere

05/13/2022 15:19
nga:E K

Barcelona dëshiron përforcimin në fazën e mbrojtjes për sezonin e ardhshëm.

“Blaugranët” tashmë kanë gjetur lojtarin që do të synojnë ta transferojnë në merkaton verore, shkruan GazetaBlic Sport.

Qendërmbrojtësi senegalez i Napolit, Kalidou Koulibaly është emri që preferohet nga Xavi për të krijuar partneritetin mbrojtës me Ronald Araujon.

Senegalezi ka kontratë me katër herë kampionët italianë deri në vitin 2023.

/GazetaBlic Sport/