Safet Gerxhaliu, ish- kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur për ikjen e të rinjve nga Kosova, ku e cilëson një ndër problematikat më të madha që ka vendi.
Ai tha se Kosovën nuk po e braktisin vetëm të rinjtë, por edhe familjet , që kanë një stabilitet ekonomik.
“Duhet të kuptohet që një ndër problemet më të mëdha që Kosovën e ka kaplu kohëve të fundit është migrimi masiv. Duhet të kuptohet e vërteta që nga Kosova nuk po ikin vëtem të papunët, por po ikin edhe familje që e kanë një stabilitet ekonomik sepse definitivisht në Kosovë nuk është më problem stresi, sa është ankthi, si nesër, ku nesër dhe çfarë do të bëjmë nesër? Dhe definitivisht situata e fundit e krijuar sa i përket stabilitetit politik dhe e tëra kjo qoftë me masa nga Bashkimi Europian qoftë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikes dhe një prolongim i pa kontrolluar i dialogut definitivisht do ta përshpejtojnë procesin e ikjes nga Kosova do të jenë të goditur qytetarët, bizneset dhe definitivisht Kosova do të jetë e varur nga importi i fuqis puntore”.
Tutje ka komentuar edhe qetësinë e akterëve politik lidhur me këtë problem, si dhe krahasimin që i bëjnë Kosovës me vendet e tjera më të zhvilluara.
“Ajo që më brengos më tepër është fakti që nëse i ndëgjon akterët politik e arsyetojnë migrimin kinse po ndodh kudo ne Europë, në veçanti përmendin Gjermaninë, Zvicrën. Është e vërtet që ka migrim, ka lëvizje për interes, mirëpo migrimi në Kosovë dhe Evropë nuk mund të krahasohet, sepse asnjë shtet europian nuk e ka një armik të përbetuar si është Serbia dhe këtë e ka Kosova, askush në vendet europiane nuk e ka një strategji nga armiku për ta zbrazur një vend, dhe Kosova ka strategji të hartuara nga Akademia e Shkencave Serbe si të zbrazet Kosova, prandaj besoj patriotizmi modern në Kosovë nuk është ikja, po angazhimi institucional për të ndal rinin ktu sepse një Kosovë e zbrazur shumë më tepër ju konvenon armiqve sesa ardhmëris së Republikës së Kosovës”.
Ai gjithashtu tha se për të ndaluar këtë fenomen së pari duhet të ketë stabilitet politik në vend.
‘Debati dhe diskursi i komunikimit në qarqet politike dhe institucionale nuk është një diskurs i cili shkon në favor të ndaljes të migrimit, Kosova ka nevojë për stabilitet politik, dhe duhet të kuptohet e vërteta që emëruesi i përbashkët i zgjidhjes se problemit në Kosovë është stabiliteti politik, i cili do të ketë sundim të rendit dhe ligjit, dhe zhvillim ekonomik. Unë nuk besoj në parametra dhe indikator institucional për rritje norme ekonomike për të hyra enorme për një bum ekonomik çfarë po paraqitet edhe sot në media. Kosova është para sfidave të shumta por besoj që sfida ekonomike është një ndër sfidat më të mëdha por ajo sfidë nuk do ta gjej rrugën e duhur drejt ardhmëris pa stabilitet politik dhe pa sundim të rendit dhe ligjit”.
“Në këtë drejtim po e shihni sa është i rëndësishëm dialogu, dhe sa është i rëndësishëm zgjidhja e problemit mes Kosovës dhe Serbisë. Sa më tepër që nuk do të zgjidhet ky problem do të jetë humbëse Kosova, e jo Serbia dhe vendet tjera, prandaj është në interes të Kosovës që ky problem të zgjidhet sa më shpejt që të filloj një lloj frymëmarrje e re vet fakti që sot nuk kemi investime të huaja është indikatori i parë, e dyta që kemi shumë pak investime të diasporës dhe e treta nuk mund të zhvillohet ekonomia e Kosovës vetëm në konsumë ku në vitin 2022 kemi pas import prej 5 miliard e 6 milion euro dhe me siguri një trend i tillë do të vazhdoj edhe më tutje prandaj duhet vërtet të mendohet më tepër një dialog dhe të gjindet forma e duhur që këto probleme ti takojnë të kaluarës” tha ndër të tjera Gerxhaliu.
Ish kryetari i ka përmendur edhe pasojat nga zbrazjes së Kosovës.
“Besoj që pajtojmë që nga Kosova po ikën truri në këtë kuptim definitivisht sa më tepër që të zbrazemi, do të kemi efekte negative në shumë dimensione, qoftë në aspektin politik, qoftë social, qoftë ekonomik, qoftë arsimor, qoftë shëndetësor edhe kjo është ajo që shumë më tepër i shkon për shtati armiqëve të Kosovës sesa vet Kosovës. Prandaj është koha për patriotizëm modern, jo patriotizëm të së kaluarës që vërtet të kthehet shpresa e humbur se në Kosovë mund të jetohet, mund të planifikohet ardhmëria dhe në Kosovë ka vizion drejt ardhmërisë, për fat të keq me këtë qasje dhe me këtë diskurs politik dhe me këtë arroganc të pushtetit dhe distancë, është për tu dëshiruar mirëpo ka pak hapësir për të shpresuar se gjërat do të ndryshojnë”.
Krejt në fund Gerxhaliu ka komentuar edhe pagën minimale ku sipas tij bie në kundështim me ligjin e pagave.


