Lajme

Kosovë: Ngjarjet më të rëndësishme të ditës

10/23/2022 07:16
nga:Genita C

Sot në Kosovë janë planifikuar të ndodhin dy ngjarje.

E para pritet është organizimi i testit me shkrim në kuadër të procesit të rekrutimit të gjyqtarëve të gjykatace të Kosovës nga lëmis civile.

Ndërkaq, nga ora 10:00 presidentja Osmani e pret me ceremoni shtetërore presidentin e Maltës, George Vella.

Kalendari për sot:

  • Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) organizon mbajtjen e testit me shkrim në kuadër të procesit të rekrutimit të gjyqtarëve të gjykatave të Republikës së Kosovës nga lëmia civile. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Zhvillim, Vushtrri)

10:00
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, pret me ceremoni shtetërore presidentin e Maltës, George Vella, i cili do të marrë pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Pas takimit, Osmani dhe Vella do të mbajnë konferencë për medie. (Sheshi “Ibrahim Rugova”/ Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.