Sporti

Kosovare Asllani e bën mrekullinë me Suedinë në Botërorin e femrave, eliminojnë Amerikën dhe kualifikohen në çerekfinale

08/06/2023 13:53
nga:L J

Kombëtarja e femrave të Suedisë në futboll ka arritur çerekfinalen e madhe të Kupës së Botës.

Suedia ka fituar ndaj Amerikës pas ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi pa gola 0-0.

Kombëtarja e Suedisë fitoi në penallti me rezultatin 5-4, duke eliminuar kështu kombëtaren favorite për ta fituar Botërorin, Amerikën.

Kosovare Asllani u aktivizua për 82 minuta në këtë ballafaqim, teksa ishte edhe kapitene e skuadrës kombëtare të saj.

Një arritje mjaft e madhe për futbollisten kosovare.