Kosova U17 e ka pësuar edhe humbjen e dytë radhazi në rrugëtimin e saj kualifikues.
‘Dardanët’ e rinj janë mposhtur edhe në ndeshjen e sotme nga Bjellorusia, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar i përballjes së sotme ishte 1 me 0, me Kosovën U17 që nuk fitoi asnjë pikë në dy ndeshjet e para.
Kjo është humbja e pestë radhazi për të drejtuarit e Arbnor Morinës, një formë aspak e mirë.
/GazetaBlic Sport/


