Sporti

Kosova synon rezultatin pozitiv sonte ndaj Norvegjisë, “Dardanët” në kërkim të fitores së madhe

11/25/2021 16:51
nga:Mergim Rreci

Sonte në Bergen nga ora 19:00 do të përballen Norvegjia dhe Kosova në basketboll.

Ky është një takim shumë i rëndësishëm për basketbollistët e Kosovës, të cilët kërkojnë përkrahje nga tifozët shqiptarë që jetojnë në Norvegji, transmeton GazetaBlic Sport.

Basketbollistët e Kosovës shpresojnë në përkrahjen e tifozëve shqiptarë, ashtu siç i kanë përkrahur në ndeshjet tjera që i kanë zhvilluar si mysafirë.

Në Grupin C bënë pjesë edhe Danimarka. Vendi i parë kualifikohet tutje, si dhe vendi i dytë më i mirë nga të tri grupet parakualifikuese. Katër kombëtare kualifikohen në rrethin e dytë parakualifikues.