Kombëtarja e Kosovës e zhvillon sot ndeshjen e radhës.
“Dardanët” e zhvillojnë një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Rumanisë, shkruan GazetaBlic Sport.
Me vetëm 2 pikë pas 2 ndeshjeve, Kosova kërkon vetëm pikët e plota ndaj rivalit direkt për pozitën e dytë, me Rumaninë që është momentalisht në atë pozitë me 6 pikë.
Elbasan Rashani do të mungojë për shkak të lëndimit, kurse Edon Zhegrova poashtu është në dyshim për takimin që fillon në ora 20:45.
Kosova ka 4 barazime dhe një fitore në 5 ndeshjet e fundit, kurse Rumania ka 4 fitore dhe një humbje në 5 takimet e zhvilluara.



