Kombëtarja e Kosovës ka shkuar në pushim me avantazh ndaj Burkina Fasos.
“Dardanët” zhvilluan paraqitje mjaft të mirë në pjesën e parë dhe shkuan në pushimin 15 minutësh me avantazhin e dy golave, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e parë në këtë duel e shënoi Fidan Aliti pas vetëm tre minutave lojë. Aliti realizoi me “volley” pas harkimit të Edon Zhegrovës.
20 minuta më vonë Astrit Selmani realizoi një eurogol – për të thelluar avantazhin.
Deri në fundin e pjesës së parë, Florent Muslija kishte një rast të mirë shënimi, por nuk gjeti cakun e portës.
/GazetaBlic Sport


