Sporti

Kosova mposhtet nga Sllovakia në ndeshjen parakualifikuese për EuroBasket 2029

02/27/2026 20:46
nga:Mergim Rreci

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka pësuar humbje në ndeshjen parakualifikuese për EuroBasket 2029, duke u mposhtur nga Sllovakia në palestrën “Sezai Surroi”, 78-89.

‘Dardanët’ e nisën takimin me ritëm të mirë, të përkrahur nga tifozët vendas, duke fituar çerekun e parë, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, mysafirët nga Sllovakia arritën të marrin kontrollin e lojës në çerekun e dytë, duke shfrytëzuar gabimet teknike dhe mungesën e përqendrimit në mbrojtjen e Kosovës.

Përvoja dhe qetësia e mysafirëve në momentet vendimtare bënë dallimin. Sllovakia menaxhoi më mirë ndeshjen më pas dhe ruajti avantazhin deri në sinjalin përfundimtar, duke vulosur fitoren në tokën kosovare.

/GazetaBlic Sport/