Sporti

Kosova mposhtet nga Mali i Zi, shtyhet ëndrra e kualifikimit në Kampionatin Evropian

04/28/2021 20:57
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Kombëtarja e Kosovës u mposht me rezultat 22-27, shkruan GazetaBlic.

“Dardanët” humbën një mundësi shumë të mirë për kualifikim në Kampionatin Evropian, sepse një fitore sonte do t’i kualifikonte direkt në këtë kompeticion të madh hendbollistik.

Malazezët e kishin në vazhdimësi epërsinë në këtë takim, epërsi që kulminoi në fund me fitoren e tij.

/GazetaBlic/