Kosova është vendi me opinion më pozitiv sa i përket Shteteve të Bashkuara, duke lënë mbrapa Izraelin dhe Shqipërinë. Kështu thuhet sipas të dhënave të sotme të publikuara nga ‘Gallup’.
Në top pesëshe janë edhe Polonia, Shqipëria dhe Filipinet, shtete këto që kanë opinion negativ kundrejt Kinës.
Nga ana tjetër, Rusia, Pakistani, Tunizia, Singapori dhe Hong Kongu tregojnë përafrimin më të fortë relativ me Kinën, megjithëse, në mënyrë të dukshme, preferencat e tyre pasqyrojnë negativitet të thellë ndaj SHBA-së më shumë sesa entuziazëm të fortë për Kinën.
Ambasada e Kosovës në Uashington ka reaguar duke e cilësuar këtë si testament të lidhjes së fortë SHBA-Kosovës.
According to the latest report by Gallup, Kosova records the highest relative net approval for the United States worldwide. 🇽🇰🇺🇸
Another testament to the strong partnership and enduring friendship between our two countries! pic.twitter.com/axheesfZOr
— Embassy of Kosovo US (@KosovoinUS) April 3, 2026


