Sporti

Kosova luan sonte me fanellën me ngjyrë të bardhë ndaj Sllovakisë

03/26/2026 18:35
nga:Mergim Rreci

Kosova luan sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj, teksa përballet me Sllovakinë në Bratislavë në gjysmëfinalen e plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Nga ora 20:45, “Dardanët” zbresin në fushë me një synim të vetëm – të vazhdojnë ëndrrën për kualifikim historik në Botëror.

Një fitore do ta dërgonte Kosovën në finalen vendimtare që pritet të luhet në Prishtinë, ndaj fituesit të duelit Turqi – Rumani.

Në ndeshjen e sotme, Kombëtarja e Kosovës do të luajë me fanella të bardha.

/GazetaBlic Sport/