Lajme

“Kosova ka më shumë sovranitet pas samitit të fundit të Procesit të Berlinit”

11/30/2022 23:26
nga:Genita C

Për ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde, realiteti i Kosovës së pavarur nuk mund të ndryshohet dhe se kjo nuk mund të imagjinohet ndryshe.

Siç u shpreh ai,  Kosova është njohur nga shumica e vendeve evropiane dhe se nëse i shohim vetëm ato hapat e vegjël në dy vjetët e fundit, hapat e vegjël në procesin e Berlinit, tani janë më shumë njohje në kontekst ose më shumë sovranitet se sa para dy muajsh me njohjen e diplomave, pastaj udhëtimi i lirë me letërnjoftim në Serbi, është edhe çështja bilaterale, Gjermania e ka njohur patentë shoferin e Kosovës dhe së fundmi edhe liberalizimi i vizave.

“Pra, treni po shkon në drejtim të duhur. Për mua tepër ngadalë, por unë nuk shoh as një mundësi të largët të punojnë në afrimin e Ballkanit perëndimor në futjen në BE dhe në NATO, dhe ky është qëllim i qartë i çdo lideri të Ballkanit perëndimor, e Kosova është vendi më pro BE dhe pro NATO”.

“Edhe fqinji juaj, Serbia, është deklaruar pro BE-së dhe vetëm fjalët duhet të përputhen ose veprimet duhet të përputhin fjalët”, sqaroi Rohde në Klan Kosova.