Lajme

Kosova ia ndalon hyrjen personave që vijnë nga këto shtete

05/30/2021 22:53
nga:Q R

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për masat e reja për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.

Sipas këtij vendimi, ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës për personat që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut.

Kurse, shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut duhet të karantinohen në shtëpitë (vendin e banimit) e tyre për 14 ditë duke u testuar dy herë në javë.

 

Kujtojmë që masat e reja do të hyjnë në fuqi nga nesër.

Të gjitha masat që do të hyjnë në fuqi nga ora 00:00