Lajme

“Kosova humb politikisht duke mos qenë pjesë e “Ballkanit të Hapur””

07/29/2021 23:55
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, është shprehur se nga marrëveshja e nënshkruar në Shkup përfitojnë si Serbia ashtu edhe Shqipëria.

“Shqipëria përfiton një numër të turistëve serbë sepse vet nuk ka dalje në bregdet. Pastaj tregu i punës që mund të jetë në të dy drejtimet. Serbia realizon hegjemoninë rajonale, atë për çfarë ka luftuar nga fillimi i saj. Për Shqipërinë është interes ajo që ka bërë. E ka bërë prapa krahëve të Kosovës dhe në dëm të Kosovës, në vigjilje të pazarit përfundimtar të njohjes së Kosovës nga ana e Serbisë”, është shprehur Spahiu, njofton Klan Kosova.

“Serbia e ka forcuar pozitën e saj ndërkombëtare, duke bëtë aleancë me dy fqinj të Kosovës”.

Spahiu në Edicionin Special është shprehur se Kosova ka humbur politikisht duke mos qenë pjesë e kësaj nisme rajonale.

“Kosova është e papërgatitur që të futet në një valle të tillë. Në aspektin politik ka humbur shumë dhe është izoluar më shumë. Aleanca me fqinjë ku ajo nuk bën pjesë, tingëllon shumë rëndë për çdo investitor, politikbërës të jashtëm…”.

“Kosova duhet të duhej ta impononte interesin e saj ose ta pengonte që kjo marrëveshje që ndodhi në Shkup të mos ndodhte. Nëse nuk ka pasur fuqi që ta pengonte është dashur të jetë pjesë e saj”.