Lajme

Kosova është apo nuk është anëtare e Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave? Miftaraj kërkon sqarime nga Qeveria

05/01/2022 11:23
nga:G B

Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar pas kërkesës së Qeverisë që Kosova të jetë anëtare e Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave, për të cilën u raportua se Kosova është pjesë e saj që nga viti 2016.

Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj ka thënë se është kurreshtar ta kuptojë të vërtetën e kësaj, përcjell Gazeta Blic.

Ai ka pyetur se nëse Kosova është pjesë e Byrosë, si mund të ndodhë një gabim amatoresk nga Qeveria.

Postimi i tij i plotë:

Kurreshtarë me marr një pwrgjigje apo sqarime nga qeveria nëse Kosova është anëtare apo nuk është anëtare e Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave?

Nëse Kosova është anëtare në këtë Byro, si mund të ndodh të bëhet një gabim amatoresk nga ekzekutivi? A ka ndonjë kërkim falje? Transparenca dhe llogaridhënia nuk dëmton!

Nëse Kosova nuk është anwtare, është obligim i qeverisë të sqarojw për publikun këtë fakt!