Lajme

Kosova e ka siguruar ftesën për Samitin e Demokracive

11/12/2021 19:53
nga:Gazeta Blic

Kosova do të marrë pjesë në Samitin e Demokracive të organizuara nga SHBA-ja, mëson ekskluzivisht Kanal10.

Sic mësojnë burime të afërta me institucionet e Kosovës, ftesa për vendin tonë vjen pas serisë së takimeve që ditët e fundit ka zhvilluar në Ëashington, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Raportimi fillestar për mosftesën kishte shkaktuar reagime të shumta të opozitës, që e panë këtë si dështim të qeverisë aktuale. Samiti, ku tani merr pjesë edhe Kosova mbahet në fillim të muajit dhjetor.