Sporti

Kosova – Burkina Faso gjykohet nga tre gjyqtarë nga Shqipëria, Mentor Ajeti gjyqtar i katërt

03/22/2022 15:51
nga:Mergim Rreci

Kosova do të përballet me Burkina Fason, e cila zhvillohet më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në orën 18:00.

“Dardanët” do të luajnë ndeshjen e parë nën urdhërat e trajnerit të ri, Alain Giresse, shkruan GazetaBlic Sport.

Arbër Zeneli dhe Bersant Celina janë mungesat e mëdha në formacionin e trajnerit francez, me Emir Sahitin që poashtu i’u shtua listës së mungesave.

Kombëtarja afrikane është në vendin e e 60-të me 1397.64 pikë në renditjen e fundit të FIFA-s dhe ka arritur deri në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës.

Gjyqtari Eldorian Hamiti do të jetë në rolin e gjyqtarit kryesor dhe do të ndihmohet nga asistentët Rejdi Avdo, Nertil Bergasi.

Kurse, gjqytari kosovar, Mentor Ajeti do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt.