Lajme

Konventa e PDK: Vetëm legjitimim për Enver Hoxhajn?!

06/22/2021 14:11
nga:N M

3 korriku i muajit të ardhshëm kur do të mbahet Konventa e PDK-së, mund të prodhoj vetëm legjitimim e Enver Hoxhajt si kryetar i PDK me kompetenca të plota.

Burime të Gazeta Blic brenda kësaj partie kanë thënë se Enver Hoxhaj do të jetë në krye të PDK e që Konventa do të mbahet sa për “sy e faqe”.

“Është çështje e kryer, Hoxhaj do ta marrë drejtimin e partisë. Mund të ndodh dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë as kundër kandidat”, ka thënë ky burim i Gazetës.

Se ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK Enver Hoxhaj mund ta marrë drejtimin e PDK, e ka konfirmuar tërthorazi edhe Xhavit Haliti i cili gjatë ditës për Gazeta Blic ka thënë se e vetmja kandidaturë zyrtare deri tani është e Hoxhajt.

“Enver Hoxhaj është kandidat, por për të tjerë përveç llafeve në medie askush nuk është paraqitur deri tash as vullnetarisht. Tani këto që dalin nëpër medie edhe mund të jenë, por unë nuk kam kandidatura të cilat janë zyrtare, përjashtuar Enver Hoxhaj që e ka deklaruar vetë vetën që do te jetë kandidat. Unë nuk kam ndonjë kandidat sepse nuk e di akoma a do të ketë kundër kandidat apo s’do të ketë”, vlerëson Haliti.

Nënkryetari aktual i PDK-së, Mmeli Krasniqi është përmendur si kandidat për kryetar të kësaj partie, por që deri më tash ai ka zgjedhur të hesht.

Ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të Gazetës për të marrë një konfirmim nga ai nëse do t`i hyj garës për të marrë drejtimin e partisë që sot është më e madhja në opozitë.

Ish- ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Vlora Citaku, një emër tjetër si potenciale për të marrë kruen e partisë që dikur ishte themeluar nga Hashim Thaci dhe të tjerët.

I vetmi reagim i Çitakut ka qenë “na priftë e mbara” pas zyrtarizimit nga Enver Hoxhaj për Konventën e 3 korrikut.

“Vetë fakti se ushtruesi i detyrës së kryetarit Enver Hoxhaj se ka thirur Konventën le të nënkuptohet se ai po dëshiron vetëm legjitimim për këtë pozitë”, ka thënë një burim tjetër i gazetës brenda këtij subjekti politikë.

E një fakt tjetër interesant se pse Enver Hoxhaj mund të vie në krye të PDK lidhet edhe me zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

“PDK nuk është se është duke dalur mirë në sondazhet e fundit dhe në rast të një përsëritje ose edhe me keq se 14 shkurti, i vetmi Enver Hoxhaj është që mund të marr përgjegjësinë për këtë”, ka vlerësuar burimi i Gazetës.

Aktualisht PDK ka zyrtarizuar disa kandidatë për kryetar të komunave por që ende nuk ka vendosur për disa nga komunatë e mëdha si Prishtina ku kandidat mudn të jetë Uran Ismaili.

Në Mitrovicë po ashtu ende nuk ka zyrtarizim për kandidatin për kryetar, por që Bedri Hamza akrtualisht nënkryeatr i partisë dhe kryetar i degës atje mund t`i hyj garës për të marrë drejtimin e Mitrovicës për një mandat katër vjeçar.

Sami Lushtaku në Skenderaj, Ramiz Laldrovci në Drenas, Agim Aliu në Ferizaj, Shaqir Totaj në Prizren, janë vetëm disa nga tashmë kandidaët e zyrtarizuar nga kjo parti për zgjedhjet lokale të vjeshtës.

Xhavit Haliti tregon se kush është kandidati i vetëm zyrtar deri më tani për kryetar të PDK-së