Sporti

Kontrata e përfunduar, Fisnik Rugova nuk pritet të vazhdojë me skuadrën e Bashkimit

06/13/2023 13:50
nga:Mergim Rreci

Fisnik Rugova është në mesin e baksetbollistëve më të mirë në Superligën e Kosovës.

Basketbollisti 33 vjeçar nga kryeqyteti ka luajtur për disa skuadra gjatë karrierës së tij, kurse edicionin e fundit e kaloi tek skuadra e Bashkimit nga Prizreni.

Rugova ishte në mesin e më të mirëve tek Bashkimi, por tashmë kontrata mes palëve ka përfunduar.

‘GazetaBlic Sport’ mëson se nuk do të ketë një kontratë të re mes palëve, me Rugovën që pritet të bëhet me skuadër të re.

Burimet e njëjta tregojnë se janë dy skuadra të mëdha të interesuara për të, me gjërat që pritet të konkretizohen brenda një kohe të shkurtër.

Kujtojmë se Rugova ka fituar gjithçka që ishte për t’u fituar në basketbollin kosovar.

/GazetaBlic Sport/