Lajme

Konjufca uron Pashkët ortodokse: Kjo festë le ta gjejë gjithkënd përreth vlerave të solidaritetit dhe mirësisë

05/05/2024 14:12
nga:G C

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët.

Në një postim në Facebook, Konjufca tha se kjo festë që vjen në frymën e ripërtëritjes dhe rikthimit të shpresës, që kërkon reflektimin për rëndësinë dhe domethënien e sakrificës, që kërkon të forcojë vlerësimin, respektin dhe përkujdesin ndaj njëri-tjetrit, le ta gjejë gjithkënd përreth vlerave të solidaritetit dhe mirësisë.

“Gëzuar Pashkën ortodokse të gjithë bashkëqytetarëve të besimit ortodoks! Ajo na tregon për efektin e madh ndriçues mbi errësirën, tregon se e mira triumfon edhe kur mund të duket e pafuqishme, se drejtësia nuk është vetëm çështje force, por më së pari, çështje besimi dhe insistimi tek ajo. Këto mësime të vyera i shërbejnë përnaltësimit të jetës shpirtërore, teksa pasqyrohen në jetën shoqërore. Mbarësi, gëzim, shëndet e harmoni në familjet tuaja, sot e gjithmonë”, shkroi ai.