Në dy-vjetorin e nisjes së sulmeve ruse ndaj Ukrainës, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka thënë se Republika e Kosovës është krenare që angazhohet fuqishëm, në anën e drejtë të historisë, duke iu bashkuar asistencës dhe solidaritetit të botës demokratike ndaj Ukrainës.
Konjufca në shkrimin e tij ka thënë se “në këto dy vite, Rusia e Vladimir Putinit ka bërë çmos për ta pushtuar përfundimisht Ukrainën, duke mos ia dalë”
Ai ka thënë se Rusia ka angazhuar edhe satelitët e saj në Evropë për të sjellë destabilitet.
Konjufca potencon se Serbia është e gatshme t’i shtyjë planet e Vladimir Putinit për destabilitet e luftë në rajon.
“Me një Serbi të gatshme për t’ shtyrë planet e Putinit në rajonin tonë dhe Evropë, mbështetja dhe angazhimi ynë për fitoren e Ukrainës bëhet edhe më kuptimplotë.Liria e popujve, sovraniteti i vendeve, është goditja më e rëndë ndaj tiranëve dhe tiranive të tyre.Liri Ukrainës dhe popullit të saj” shkruan Konjufca raporton Gazeta Blic.
Shkrimi i plotë:


