Lajme

Konjufca për mungesën e deputetëve: Kjo legjislaturë nuk e meriton të vazhdojë

04/19/2023 11:03
nga:Astrit Gashi

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, i ka kritikuar deputetët të cilët kanë munguar në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Ai i quajti të papërgjegshëm, deputetët që mungojnë në këtë seancë.

“Qysh po e shoh këtë sjellje të papërgjegjshme të disa deputetëve, unë nuk po mendoj që kjo legjislaturë e meriton me vazhdu.”, tha ai.

Në seancë mungojnë një numër i madh i deputetëve, nga të gjitha partitë politike.

Në mungesë të kuorumit, Konjufca nuk i ka filluar punimet e Kuvendit.

Javën e kaluar kishte dështuar seanca për këtë arsye.