Lajme

Konjufca pas takimit me Lajçak: Sovraniteti e territori i Kosovës të paprekshëm, dialogu të mbyllet me njohje reciproke

09/16/2021 10:28
nga:M K

Kryekuvendari i Kosovës, Glauk Konjufca sot priti në takim përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi.

Përmes një komunikate për media, departamenti për media brenda zyrës së kryeparlamentarit, ka njoftuar se në takim u bisedua për ecurinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, përcjell GazetaBlic.

Tutje, Konjufca shtoi se Parlamenti i Kosovës po angazhohet maksimalisht që të miratojë ligje që janë brenda frymës evropiane dhe në harmonizim me vlerat evropiane.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Në takim u bisedua për ecurinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Kryekuvendari Konjufca u shpreh se dialogu duhet të rezultojë me njohje reciproke dhe përsëriti qëndrimin se rendi kushtetues, sovraniteti, integriteti territorial dhe pavarësia e Kosovës janë të panegociueshme.

“Asnjëherë nuk do të pranojmë që këto postulate të shtetit tonë të jenë temë e bisedimeve me Serbinë”.

Kreu i Kuvendit po ashtu vuri në spikamë angazhimet parlamentare lidhur me miratimin e ligjeve dhe harmonizimin e tyre me ato të BE-së, duke ritheksuar se perspektiva e Kosovës është në Bashkimin Evropian.

/GazetaBlic/