Lajme

Konjufca: Fakti se NATO ka ndërhyrë flet se kauza jonë ishte shumë e drejtë

06/12/2021 10:27
nga:M K

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në përkujtimin e ushtarëve të rënë të NATO-s, në 22-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, tha se ndërhyrja e ndërkombëtarëve tregon se kauza e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë.

“Siç dihet liria jonë ka ardhur si kontribut i ushtarëve të UÇK-së, por po ashtu edhe prej bashkimit dhe kontributit tonë me faktorët ndërkombëtarë dhe si rezultat i kësaj ne u çliruam nga okupimi i Serbisë. Për faktin se NATO ka ndërhyrë flet se kauza jonë ishte shumë e drejtë”.

Përveç, Konjufcës edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë vendosur kurora lulesh te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s.

LEXO EDHE:

Vjosa Osmani: NATO dhe lufta e UÇK-së sollën lirinë e Kosovës