Lajme

Konjufca e dënon sulmin ndaj Valon Sylës

04/12/2023 00:43
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Valon Syla, raporton Gazeta Blic.

“Kërkohet që organet kompetente të ndërmarrin hapat e nevojshëm për t’i sjellë autorët e sulmit para drejtësisë!”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Sulmi ndaj gazetarit Valon Syla është një shkelje e rëndë e lirisë së shtypit dhe e të drejtave të njeriut, dhe nuk mund të tolerohet kurrsesi në një shoqëri demokratike.

Ata kanë të drejtën e garantuar në Kushtetutën dhe ligjet e vendit tonë për të kryer detyrën e tyre profesionale pa frikë dhe pa ndonjë censure apo presion të jashtëm.

Sulmi ndaj tyre është një krim i cili nuk përkon as me kulturën dhe as me traditën tonë shqiptare.

Kërkohet që organet kompetente të ndërmarrin hapat e nevojshëm për t’i sjellë autorët e sulmit para drejtësisë!

Solidarizohemi me Valonin dhe i dëshirojmë shërim sa më të shpejtë.