Lajme

Konfiskimi i Pasurisë – Njeriu i afërt i Kurtit ka një paralajmërim të frikshëm për opozitën

07/14/2022 21:15
nga:Genita C

“Qenke rrezitur”, i është drejtuar sot shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi kryeministrit, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës, pas qëndrimti të tij disaditor në Greqi.

Ndaj këtij konstatimi të Gashit ka reaguar anëtari i VV-së, Hysamendin Feraj, i cili ka thënë se sot Kurti opozitës i është dukur i bronzuar (rrezitur), por sipas tij, kryeminsitri opozitës mund t’i duket edhe terr i zi së shpejti, kur të fillojë zbatimi i Vettingut.

“Sepse u sheh njenja, jo syri”, ka shkruar Feraj, i cili në fund i ka kërkuar falje komunitetit me ngjyrë për fjalët e përdorura në kontekst të ngjyrës së lëkurës.

“Sot opozitës Albini iu paska dukur i bronzuar (abronzzato, pat thënë Berlusconi për Obaman). Por ka gjasë t’iu duket terr i zi mbasi të fillojë zbatimi i vetingut, kontrollit dhe konfiskimit të pasurisë së paligjshme të vendosur ndër vite. Sepse u sheh ndjenja, jo syri. Ndjesë komunitetit me ngjyrë!”, ka shkruar ai.

Gashi propozon disa ide për Byronë Shtetërore: Jo ndërhyrjeve politike, byroja nuk duhet krijuar si super institucion

Kryeziu: Byroja Shtetërore e Verifikimit dhe Konfiskimit të Pasurive të Pajustifikuara do të përdoret nga politika për luftë shtrigash